Metro

Përurohet fillimi i instalimit të matësve të ngrohjes në Prishtinë

Foto: Termokos/FB
 

Një delegacioni i Millennium Challenge Corporation (MCC), i kryesuar nga zëvendëspresidentja e MCC-së, Alicia Phillips Mandaville, ka vizituar të dielën një familje në lagjen “Bregu i Diellit”, për të parë më afër instalimin e matësve të ngrohjes, si pjesë e modernizimit të sistemit lokal të ngrohjes. Në këtë vizitë ishte i pranishëm edhe kryetari i Prishtinës Përparim Rama, i cili tha se në kryeqytet do të instalohen 17.500 matës.

Zëvendëspresidentja e MCC-së, Alicia Phillips Mandaville, ka theksuar rëndësinë e këtij investimi dhe përfitimet që do të kenë qytetarët e Prishtinës nga ky projekt i rëndësishëm.