Metro

Zëvendëspresidentja e MCC-së shprehet e kënaqur me cilësinë e ajrit në Prishtinë

 

Zëvendëspresidentja e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit(MCC), Alicia Mandaville, gjatë vizitës së saj në Kosovë ka parë sot nga afër implementimin e projekteve të mbështetura nga kjo korporatë edhe në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK).

Në vizitën e saj të parë në Kosovë, zëvendëspresidentja Mandaville tha se i ka pëlqyer cilësia e ajrit në Prishtinë, por sipas saj kjo varet edhe nga stinët e vitit.