Metro

Komuna e Prishtinës me kampanjë vetëdijësuese për fëmijët në situatë rruge

 

Drejtoria e Mirëqenies Sociale në Komunën e Prishtinës, në kuadër të fushatës vetëdijësuese për trajtimin e fëmijëve në situatë rruge ka organizuar kampanjën “Unë s’jap lëmoshë, AS TI! & Bashkë t’i mbrojmë fëmijët në situatë rruge”.

Kjo iniciativë u tha se vjen me qëllim të përçimit të mesazhit se dhënia e cenon dhe dëmton jetën e fëmijëve në situatë rruge.