Metro

Komuna premton lirimin e të gjitha hapësirave publike në sheshet e Prishtinës

Foto ilustrim
 

Inspektorët komunalë të Prishtinës kanë filluar lirimin e hapësirave publike në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, duke larguar tarracat e vendosura pa leje, e së shpejti aksioni pritet të vazhdojë edhe në sheshet tjera.

Drejtori i Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, ka thënë se vendimi për rrënimin e tarracave, të cilat zënë një pjesë të sheshit, është marrë nga kryetari Përparim Rama.