Metro

Të shtunën pastrohet “Muharrem Fejza”, qytetarët luten të mos i parkojnë veturat afër

 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditës së shtunë, do të bëhet pastrimi gjeneral i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët lidhëse dhe hapësirat e tjera publike në atë zonë.

Komuna përmes një njoftimi të mërkurën, ka kërkuar nga qytetarët që të bashkëpunojnë duke mos i parkuar veturat në parkingun paralel, në shiritat qarkullues të rrugës dhe as në trotuare, për të mos penguar realizimin e punimeve.