Metro

Ujësjellësi “Prishtina” i dërgon rreth 600 familje në përmbarues

Foto: KOHA
 

Borxhi ndaj Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, vazhdon të mbetet i lartë. Janë afër 50 milionë euro borxh të akumuluar nga paslufta e deri më tani, që konsumatorët i kanë kësaj kompanie.

Zyrtarë të kompanisë kanë thënë se qindra raste tashmë kanë përfunduar te përmbaruesi, pasi me vite të tëra nuk kanë paguar faturat e ujit të konsumuar.