Metro

Të mërkurën disa lagje të Prishtinës nuk do të kenë ujë

FOTO: KOHA/Ilustrim
 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, Prishtina, ka njoftuar se të mërkurën disa lagje të Prishtinës nuk do të kenë ujë nga ora 09:00 deri më 13:00.

“Pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin këto zona: “Banesat e Bardha” në lagjen Bregu i Diellit, një pjesë e lagjes Mati 1, fshati Zllatar, rruga e ‘Bledit’ / lagjja Vneshtat, lagjja Sofalia, rruga ‘Isa Kastrati’ dhe rruga ‘Ndue Përlleshi’ “, thuhet në njoftimin e KRU “Prishtina”.