Metro

Komuna e Prishtinës paralajmëron shtimin e 50 inspektorëve

Foto ilustrim
 

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Florian Dushi, ka paralajmëruar se në fazën e parë të zgjerimit të kapaciteteve synohet të angazhohen edhe 50 inspektorë në të gjitha sektorët.

I ftuar të premten në emisionin “60 Minuta” të KTV-së, Dushi ka thënë se numri tentohet të rritet për shkak se aktualisht është i vogël, sikurse për inspektorët e komunikacionit (4), ashtu edhe në sektorin e ndërtimit (4).