Metro

Prishtina hap konkurs plotësues për pranim të nxënësve në klasën e 10-të

 

Drejtoria Komunale e Arsimit në Prishtinë ka shpallur konkurs të hënën për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10, të gjimnazeve dhe të shkollave profesionale, për vitin shkollor 2022/2023.

Konkursi është hapur për gjimnazet “Sami Frashëri”, “Matematikor i specializuar”, “Ahmet Gashi”, “Eqrem Çabej” dhe për shkollat “Dr. Ali Sokoli”, “28 Nëntori”, “7 Shtatori”, “Abdyl Frashëri”, “Gjin Gazulli”, Medreseja e Mesme “Alauddin” dhe “Prenk Jakova”.