Metro

Llogaria e Shalës për veturat e Komunës së Prishtinës paraqet shpenzime enorme

Asamblisti i LDK-së në Komunën e Prishtinës, Flamur Shala, ka thënë se në vitin 2016, Komuna e Prishtinës ka shpenzuar fiks 154,942.64 euro për karburante.

“Nëse merret çmimi mesatar prej 1€ për litër të karburantit, del se janë shpenzuar 154,942.64 litra. Nëse shpenzimi mesatar i një veture është 10 l në 100 km, del se me këtë sasi karburanti mund të kalohen 1,549,420 kilometra. Për 250 ditë pune gjatë vitit, del se çdo ditë janë kaluar nga 6,197.68 km me veturat e komunës”, ka përllogaritur kështu Shala.