Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka treguar në emisionin “Sot” në KTV, se cili ka qenë momenti më i vështirë në jetën e tij.
Rama ka thënë momenti më i vështirë ishte kur e kishte telefonuar familja gjatë luftës në Kosovë për t’i kërkuar ndihmë financiare dhe ai nuk kishte mundësi t’i ndihmonte.
“Kam pasur shumë momente të vështira në jetën time. Momenti më i vështirë, isha student dhe isha ashtu pa pare, dhe mora telefonatë nga familja në Prishtinë, që më thanë se u duheshin para. I tash vetes ku me i gjet paratë që me ja u dërgu prindërve. Ishte kohë e vështirë gjatë luftës në Kosovë. Ka qenë moment shumë i vështirë në jetën time që ma ka shty të punojë më tepër e të mos kem më momente të tilla”, ka thënë Rama.
Sa i përket asaj se çfarë e bën atë nervoz në jetë, Rama ka treguar se vonesat. Ai thotë se ka dëshirë që gjithmonë të jetë në kohë.
Ndërsa dha përgjigje interesante kur u pyet për politikanin më të mirë.
“Ai që nuk është politikan”, tha Rama.
Për vesin më të keq ai thotë se ndoshta është faktin se ka dëshirë gjithmonë të jetë në kohë, ndërsa për vetinë më të mirë të bashkëshortes së tij, ai thotë se është besimi.
E Rama ka treguar edhe çfarë do të ndryshonte te vetja.
“Kisha humbur disa kilogramë, kisha pas qejf me qenë më i ri dhe po ashtu me i largu këto syze, se po më shkojnë nerva”.
E dhurata më e mirë që ka marrë, Rama thotë se është dashuria nga njerëzit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.