Metro

Në rrugët “Lekë Dukagjini” dhe “28 Nëntori” do të punohet në instalimet hidraulike dhe të njehsorëve

 

Në rrugët “Lekë Dukagjini” dhe “28 Nëntori” në Prishtinë nga data 19 shtator, deri më 24 të po të njëjtit muaj, do të punohet në instalimet hidraulike dhe instalimet e njehsorëve.

“Prishtina HeatSave” u ka bërë thirrje banorëve që t’i hapin dyer për ekipet e autorizuara në mënyrë që qytetarët të pajisen me valvula termostatike, termokoka, si dhe alokatorë.