1 perditesime
Metro

Prindërit dërgojnë fëmijët në dy çerdhe në Prishtinë, kërkojnë nga edukatoret ta nisin punën

Prindërit dërgojnë fëmijët në dy çerdhe në Prishtinë, kërkojnë nga edukatoret ta nisin punën
Foto: KOHA
11:55

Prindërit dërgojnë fëmijët në dy çerdhe në Prishtinë, kërkojnë nga edukatoret ta nisin punën

Këshillat e Prindërve të Institucioneve Parashkollore “Yllka” dhe “Dielli” në Prishtinë u kanë bërë të shtunën (17 shtator) thirrje edukatoreve dhe stafit që të nisin punën, por thanë se s’kanë marrë përgjigje.

Këshillat deklaruan se derisa nuk morën përgjigje, do t’iu bëjnë thirrje prindërve që fëmijët t’i dërgojnë në çerdhe, prej orës 08:00 deri në 10:00, me qëllim të dërgimit të mesazhit. Këtë kanë filluar ta bëjnë nga e hëna.

“Fëmijët i duan shokët dhe shoqet e tyre. Kopshti është i fëmijëve. Kopshti nuk është i sindikalistëve. Sindikatat i kanë zyrat e veta. Atje mund të mbahet greva. I mirëkuptojmë për kërkesat tashmë të njohura dhe i përkrahim plotësisht, por jo 17 ditë deri më sot mbyllje totale të kopshtit. Fëmijët po lëndohen emocionalisht. Fëmijët po maltretohen në mënyra të ndryshme. Prindërve po ju rrezikohen vendet e punës, po dëmtohen financiarisht. Në mënyrë të qetë, pa tensionuar situatën të përcillen këto mesazhe, në mënyrën më të mirë të mundshme”, thuhet në thirrjen e bërë nga Këshilli i Prindërve të IP “Dielli”.

Të hënën në këto institucione parashkollore janë vendosur foto të mesazhit të kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, që kishte thënë se mësimdhënësit janë të lirë të vendosin nëse duan të punojnë.

Në mesazh të vendosur thuhet: “Nga sot përgjegjësia është te ju edukatore”.

Në IP “Yllka”, fëmijët kanë hyrë në objekt me prindërit dhe kanë mbajtur balona me mesazhe “mësuese ku je”.

Greva e thirrur nga BSPK-ja ka nisur më 25 gusht. Institucionet parashkollore nuk janë duke punuar që nga atëherë. Po ashtu nuk ka nisur edhe viti shkollor.

Thirrja e plotë:

“Të nderuar prindër. Meqenëse nuk morëm përgjigje nga thirrja në formë të shkruar që ju kemi bërë edukatoreve dhe stafit të IP “Dielli”, që t’ju mundësojnë fëmijëve vazhdimin në kopshtin e tyre të dashur, nëse do t’u bëjmë thirrje direkte që të fillojnë punën e tyre. Të ushtrojnë profesionin të cilin e kanë zgjedhur sipas dëshirës. Ashtu siç që kanë punuar deri më tani, me shumë dashuri dhe përkushtim. Prindër të nderuar, kush ka kohë dhe mundësi, së bashku me fëmijë, prej orës 08:00 deri në ora 10:00, në oborrin e kopshtit, të përcillen mesazhet. Fëmijët e duan shtëpinë e tyre të dytë. Fëmijët i duan edukatoret e tyre. Fëmijët i duan shokët dhe shoqet e tyre. Kopshti është i fëmijëve. Kopshti nuk është i sindikalistëve. Sindikatat i kanë zyrat e veta. Atje mund të mbahet greva. I mirëkuptojmë për kërkesat tashmë të njohura dhe i përkrahim plotësisht, por jo 17 ditë deri më sot mbyllje totale të kopshtit. Fëmijët po lëndohen emocionalisht. Fëmijët po maltretohen në mënyra të ndryshme. Prindërve po ju rrezikohen vendet e punës, po dëmtohen financiarisht. Në mënyrë të qetë, pa tensionuar situatën të përcillen këto mesazhe, në mënyrën më të mirë të mundshme". 

10:37

Në çerdhen “Yllkat” vendoset mesazh për ndërprerje të grevës

Në çerdhen “Yllkat” në Prishtinë janë vendosur dy letra ku edukatoreve iu bëhet thirrje të ndërpritet greva.

“Nga sot përgjegjësia është tek ju edukatore. Dita e parë. Mësimdhënësit janë të lirë të vendosin nëse duan të mbajnë mësimin”, thuhet në njërin mesazh.

Iniciativën për vendosjen e mesazheve e ka marrë Këshilli i Prindërve të çerdheve “Yllkat” dhe “Dielli”.

"Fëmijët - drita e syve tanë. Edukatorja - prindi i dytë për fëmijët", thuhet në mesazhin tjetër të ngjitur në derë.

Greva e përgjithshme në arsim ka nisur më 25 gusht. Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe e Kulturës (SBASHK), ka deklaruar vazhdimisht se greva nuk do të ndërpritet pa ua plotësuar kërkesat.