Metro

“Kompromisi” i shkollës “Hasan Prishtina” – hap dyert për nxënësit me orë të shkurtuara

Foto: Ilustrim
 

Këshilli i Arsimtarëve dhe të Këshillit Grevist të shkollës fillore “Hasan Prishtina”, kanë vendosur të hënën, që të hapin dyert për nxënësit, duke nisur nga e marta, por në të njëjtën kohë kanë thënë se përkrahin grevën. Për të treguar mbështetje, shkolla ka vendosur të fillojë me procesin mësimor, por me orë të shkurtuara – nga 30 minuta ora.

“Në takimin e sotëm të Këshillit të Arsimtarëve dhe të Këshillit Grevist të Sindikatës së shkollës, pas diskutimeve u vendos që të përkrahet greva deri në realizimin e kërkesave, por edhe në anën tjetër nga nesër, (e martë), të fillojë procesi mësimor me orar të reduktuar të orëve mësimore në 30 minuta”, thuhet në njoftimin e shkollës.