Metro

Inspektorati në Prishtinë në aksion kundër taksive ilegale

 

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka njoftuar se të dielën është duke zhvilluar aksion kundër taksive ilegale në pika të ndryshme të kryeqytetit.

Sipas njoftimit nga kjo drejtori, përveç problemeve që këto taksi shkaktojnë në mbarëvajtjen e komunikacionit në kryeqytet, paraqesin gjithashtu edhe rrezik potencial për sigurinë e qytetarëve të cilët i shfrytëzojnë të njëjtit për qarkullim.