Metro

Ujësjellësi i Prishtinës nga sot fillon me shkyçje për të gjithë borxhlinjtë

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Prishtina”, ka njoftuar të enjten se do të fillojë me shkyçjen për të gjithë konsumatorët që kanë borxhe ndaj shërbimeve të ujit.

Sipas njoftimit të kësaj kompania, meqenëse situata me pandeminë është normalizuar, tani sipas tyre, janë hapur të gjitha rrugët ligjore për të filluar me shkyçje. Këtë nismë, KRU “Prishtina” thotë se e bazon në vendimin e Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit.