Metro

Komuna rikthen “hapësirat e uzurpuara” në hapësira të lira

 

Drejtoria e Inspeksionit në Komunën e Prishtinës, ka njoftuar se hapësirat e uzurpuara në rrugën “Holger Petersen”, janë duke u shndërruar në hapësira të lira dhe të gjelbra.

“Hapësirat e uzurpuara në rrugën ‘Holger Petersen’ në kryeqytet po rikthehen në hapësira të lira dhe të gjelbëruara pas ndërhyrjes për lirimin e tyre nga Drejtoria e Inspekcionit, duke vepruar kështu sipas vendimeve të Drejtorisë së Pronës dhe projektit të Drejtorisë së Investimeve Kapitale në kryeqytet”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Inspekcionit.