Metro

Fillon mbledhja e mbeturinave, punëtorëve të “Pastrimit” u dalin pagat

Lagjja “Bregu i Diellit” Prishtinë
 

Si pasojë e vonesës së pagave për punëtorët e kompanisë “Pastrimi”, gjatë ditës së enjte mbeturinat në kryeqytet nuk janë mbledhur.

Por kryetari i Sindikatës së punëtoreve të kompanisë “Pastrimi”, Florim Cakiçi, ka theksuar se ata punën e kanë filluar të premten në mëngjes, pasi që kanë arritur një marrëveshje me komunën që pagat e tyre të ekzekutohen deri të premten në mesditë.