Metro

“KRU Prishtina” thotë se konsumatorët ia kanë mbi 45 milionë euro borxh që nga paslufta

 

Zëdhënësja e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit (KRU) “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se borxhi i konsumatorëve në këtë kompani, që nga paslufta, kap vlerën prej 45 milionë eurosh.

Siç tha Mjeku, 80 për qind e ujit shfrytëzohet nga amvisëria, ndërsa borxhi i kësaj kategorie të konsumatorëve përbën shumicën e borxhit, saktësisht 40 milionë euro.