Metro

Rama thotë së Qeveria s’ka të drejtë të vendosë për faljen e tatimit në pronë, arsyeton shtrenjtimin

 

Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, në një intervistë për Ekonomia Online, thotë se Qeveria nuk ka të drejtë që në emër të komunave të vendosë për faljen e tatimit në pronë.

Ai thotë së kjo nuk mund të ndodhë, pasi komunat tatimin në pronë e përdorin për të mirën e qytetarëve. Madje ai këtë e krahasoi me buxhetin familjar, duke thënë se paratë që janë tuat t’i i shfrytëzon për ta ndihmuar familjen tënde, fëmijët e tu.