Metro

Dyvjeçarja sulmohet nga qentë endacakë, dërgohet në QKUK

Foto: KOHA
 

Një dyvjeçare është sulmuar të dielën nga qentë endacakë në sheshin e Prishtinës, me ç’rast është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Familjarët e saj bënë të ditur për KOHËN se vajza me inicialet E.J., e lindur në qershor të 2020-s, ka marrë lëndime të lehta, ndërsa pas trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi.