Metro

Musliu: “Xhorxh Bushi” do të mbyllet edhe për taksi e autobusë

 

Drejtorisë i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka paralajmëruar se rruga “Xhorxh Bush”, do të mbyllet edhe për autobusë e taksi, bazuar në projektin e Bankës Botërore, që siç ka thënë ai, do të shndërrohet në hapësirë për gjelbërim.

Musliu ka thënë të hënën në “SOT” të KTV-së se rruga do të jetë hapësirë me mobileri urbane dhe do të lidhet me sheshet “Zahir Pajaziti”, “Nëna Terezë” dhe “Skënderbeu”.