Metro

Të premten zgjatet sheshi deri te rrethi i flamurit

 

Në kuadër të Ditës pa makina, më 22 shtator, Komuna e Prishtinës ka vendosur që ta zgjasë sheshin e qytetit nga bulevardi “Xhorxh Bush” deri te rrethi i flamurit.

Siç bëhet e ditur në një njoftim në Facebook, rruga “Dëshmorët e Kombit” do të jetë e mbyllur për qarkullim të veturave nga ora 10 deri në 15.