Trafiku Urban ka njoftuar se të premten do të ketë ndryshime të përkohshme në rrjedhën e qarkullimit të disa linjave të autobusëve.
Sipas njoftimit, nga ora 10:00 deri në orën 15:00, do të ketë ndryshime në linjat 1A, 3, 4 dhe 7C.
“Linja 1A do të nisë udhëtimin nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë në drejtim të magjistrales Prishtinë - Fushë Kosovë. Linjat 3 dhe 4 do të ndryshojnë rrjedhën e tyre të qarkullimit në drejtimin e rrugës ‘Agim Ramadani’, pa kaluar në qendrën e qytetit. Linja 7C do të nisë udhëtimin në lagjen Kalabria në drejtim të magjistrales M2 për t’u lidhur me Bulevardin ‘Bill Klinton’, pastaj do të vazhdojë në rrugën ‘Ilaz Kodra’ dhe do të kthehet në rrugën ‘Tahir Zajmi’”, thuhet në njoftimin e komunës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.