Metro

Flet xhaxhai i policit të vrarë në veri: Krenari është ta mbrosh çdo pëllëmbë të këtij shteti tonë

 

Gani Bunjaku, xhaxhai i policit Afrim Bunjaku që u vra në orët e para të mëngjesit në veri, ka kërkuar që deklarata e djalit të tij, drejtuar kryeministrit Albin Kurti, të mos keqinterpretohet, raporton Ekonomia Online.

Ai e ka quajtur hero policin e ndjerë, Afrim Bunjaku, për të cilin tha se e ka ndier veten krenar që i ka shërbyer vendit të tij. Bunjaku pati falënderime ndaj institucioneve për kujdesin dhe ndihmën ndaj familjes së tyre.