Metro

Musliu: Ndriçimi i qindra rrugëve ndikoi në rritjen e sigurisë

Foto: KTV
 

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, ka thënë se ndriçimi i rrugëve dhe i lagjeve në kryeqytet ka ndikuar që të shtohet niveli i sigurisë.

Ai ka thënë të martën në emisionin “SOT” të KTV-së se deri më tani janë ndriçuar mbi 120 rrugë apo 40 kilometra hapësirë, e sipas tij, po punohet që siguria të jetë në nivel të kënaqshëm.