Metro

Punëtorëve teknikë u premtohet rritje e pagave nga janari

Foto: Driton Paçarada/KOHA
 

Punëtorët teknikë të Qendrave të Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë dakorduar që të ndërpresin protestën, pasi nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, iu tha se do të nisin negociatat për rritje të pagave.

Punëtorët teknikë protestuan të martën duke kërkuar që vitin e ardhshëm të kenë rritje të pagës në vlerë prej 350 deri në 400 euro.