Metro

Të premten mbyllet rruga “Skënderbeu” në Bardhosh

 

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të mbyllë të premten rrugën “Skënderbeu” në Bardhosh.

Sipas njoftimit, rruga do të mbyllet nga ora 6 deri në orën 18:00 për shkak të punimeve për shtruarjen e shtresës finale të asfaltit.