NËPËR FILM

Filmi “Në kërkim të Venerës” e fillon shfaqjen nëpër kinematë vendore

 

Prodhimet kinematografike të Kosovës po vazhdojnë të zbarkojnë në kinematë vendore, duke ua mundësuar adhuruesve të filmit që më në fund t’i shikojnë ata.

I radhës është filmi i regjisores Norika Sefa, “Në kërkim të Venerës”, i cili tashmë është bërë pjesë e repertorit të rregullt të kinemasë “Cineplexx Kosova”.