U bënë 2 vjet që u ndave nga jeta, më e dashura jonë

MERRUSHE (MUSTAFA) DEMELEZI

MERRUSHE (MUSTAFA) DEMELEZI

(14.10.1960 - 19.06.2019)

Më 19 qershor 2019 ndërrove jetë qetë ashtu si ishe gjithmonë. E vështirë është çdo ditë pa ty bashkëshorte, nënë e motër, pa urtësinë e buzëqeshjen tënde. Na e mësove e mishërove mirësinë tënde e respektin Nanë. Ne gjithmonë do të bëjmë rrugën e punën e drejtë që ti na e mësove. Na le kujtime të mira e edhe lot, që na bëjnë krenarë e të fortë që të patëm. Të kujtojmë çdo ditë. Do të ishe e gëzuar edhe më shumë për lajmet e mira që do t’i kishim ndarë me ju.
Na mungon shumë!

Të kujtojnë me respekt e dashuri: bashkëshorti Ekremi, vajzat Arjeta e Donjeta, djemtë Imriu e Florenti, motra Selvetja, vëllezërit Baftiu e Tahiri.

Data e publikimit: 19.06.2021
Shpërndaje
Të tjera
GZIM

GZIM

Data e publikimit: 01.01.1970
Shpërndaje