Katër vjet pa më të dashurin tonë

XHELAL (MAHIR) MUHAXHERI
(30.5.1957 - 31.1.2016)Kaloi edhe një vit tjetër pa ty djalë, bashkëshort, baba e vëlla.
Katër vjet më parë gjithçka ndryshoi, asgjë nuk është si dikur.
Vitet po kalojnë, por malli për ty veç sa po shtohet.
Nuk qenka e lehtë që të marrësh lapsin e të shkruash sa mall dhe dhembje kemi për ty. Vështirë të gjejmë fjalë për mungesën tënde, sepse çdo shkronjë është e mbështjellë me lot dhe mall.
Me mall e kujton: familja Muhaxheri.