Politika e privatësisë

E përditësuar më 22 tetor 2020

Përmbledhje:

Ne i mbledhim shënimet tuaja (të specifikuara më poshtë, porse kryesisht shënime të përgjithshme për ju në kontekstin profesional, siç është adresa elektronike, mosha, gjinia, vendi i punës, kompania, etj) vetëm që t'jua mundësojmë qasjen te lajmet dhe përmbajtjet tona të tjera. Këto shënime nuk do t'i ndajmë me askënd pos nëse ju pajtoheni se mundemi. E nderojmë të drejtën tuaj për privatësi dhe do t'u nënshtrohemi vendimit tuaj që t'i heqim shënimet tuaja nga sistemi ynë.

Përkushtimi ynë për privatësinë 

Kemi për obligim që t'ju tregojmë se si i mbledhim shënimet dhe si i përdorim ato. Kjo ka të bëjë me të gjitha shënimet që janë futur në faqen e KOHËS apo nëpërmjet mjeteve tona siç janë regjistrimi, anketat, abonimi në buletine të lajmeve, përcjellja gjatë vizitave në faqet tona, downloadimit të ndonjë përmbajtje, etj. Ky lajmërim është përditësuar më 22 tetor 2020 që të reflektojë përputhshmërinë me Ligjin Nr. 06/L-082 për Mbrojtjen e të dhënave personale si dhe standardet GDPR.

Si e përdorim informacionin tuaj

I përdorim shënimet tuaja për këto qëllime:

  • Për t'ju dhënë qasje në përmbajtjen që e prodhojmë.
  • Që t'i analizojmë shënimet e profileve apo të sjelljeve që do ta na ndihmojnë që ta përmirësojmë cilësinë e produkteve që ju ofrojmë.
  • Në raste specifike do të jemi të detyruar që t'i ndajmë shënimet tuaja me palët e treta me të cilët kemi kontratë marketingu apo i kemi partnerë (për shembull për "webinare", shkarkime materialesh apo ngjarjesh të veçanta). Në këto raste do ta bëjmë të qartë se shënimet tuaja do t'i transferojmë te pala e tretë. Ju gjithnjë do ta keni mundësinë që ta mohoni autorizimin dhe që shënimet tuaja të mos transferohen në këso raste specifike.

Nuk do t'i përdorim asnjëherë shënimet tuaja që na i keni dhënë online për arsye të tjera pos këtyre të përmendura më lart.

Disa informata, sikurse janë IP, adresa, emaili dhe shënime të tjera që i ndani me ne mund të ndahen me palët që nda ndihmojnë ta menaxhojmë ueb faqen tonë si dhe programet e emailave. Do ta përdorim këtë informacion vetëm që të na shërbejë për nevojat tona dhe është e ndaluar të përdoren për qëllime të tjera. Këtu përfshihen Google (ad serving and website tracking), Piano (email and webiste tracking).

Pasojat po qe se nuk jepni pëlqimin tuaj 

Pëlqimi nëse na lejoni t'i mbledhim shënimet ose jo është zgjedhje juaja. Sidoqoftë, po qe se nuk marrim pëlqimin tuaj, nuk do të mund t'ju përcjellim as përmbajtjen e as ngjarje të tjera që janë përmendur më lart.

Informacionet që i mbledhim 

Në platformën tonë, do ta keni mundësinë që të regjistroheni për të marrë informata në lidhje me përmbajtjen dhe ngjarjet që mund të organizohen e në të cilat ne jemi të përfshirë.

Lloji i informacionit që mblidhet aty zakonisht përfshin, por nuk kufizohet vetëm te:

Adresa e emailit 
Emri 
Gjinia
Mosha
Profesioni 
Vendbanimi 
Adresa postare 

Informatat për kartelat kredie apo debie (*VËREJTJE: ne NUK e ruajmë këtë informacion dhe shënimet do të shkojnë direkt te procesuesit e pagesave ashtu që të kryhen transaksionet të cilat po i bëni.)

Mbështetur mbi informatat që na jepni, mund të krijojmë apo shtojmë informata të tjera profilit tuaj me qëllimin që t'jua ofrojmë shërbimin sa më të mirë. Sikurse edhe në rastin me të gjitha shënimet që i mbledhim, kjo do të jetë private dhe do të shërbejë vetëm për punën tonë më të mirë.

Si të kërkoni nga ne që t'i fshijmë shënimet 

Po qe se doni të çregjistroheni nga komunikimet që i merrni nga ne në çdo kohë, këtë mund ta bëni në vjegëzën në fund të secilit email që jua dërgojmë. Po qe se doni që t'jua fshijmë shënimet plotësisht, luteni të na drejtoheni me kërkesë me shkrim në [email protected] dhe do t'ju kontaktojmë për veprimet e radhës. Ndryshe, nëse vazhdoni të ndërveproni me emailat apo programet tona, në këtë formë na jepni leje që t'i përdorim shënimet tuaja siç u theksua më lart.

Përkushtimi ynë për sigurinë e shënimeve tuaja 

Ne jemi të përkushtuar për t'i parandaluar palët e paautorizuara që t'iu qasen shënimeve tuaja dhe për ta mbajtur saktësinë dhe pastërtinë e shënimeve tona, teksa sigurohemi se ato përdoren në mënyrën e duhur. Po qe se keni pyetje në lidhje me politikën e përdorimit të shënimeve, luteni të na shkruani në [email protected] .com.