Që kur u njoftua si i vogël me vallëzim nga një i afërm, Andi Ismaili nuk ndaloi së ushtruari këtë lloj arti. Vetëm 13 vjeçar, ai mburret me sukseset e tij në garat e shumta, të cilat thotë se i ka shumë qejf. E titullin kampion i botës nuk e ka arritur vetëm një herë, por dy.
Baleti modern është pasioni i tij. Që nga kjo moshë shumë e vogël ka arritur të bëjë përvojë dhe të konkurrojë me valltarë nga shumë shtete të botës. Por motivi i madh për të fituar dhe puna e palodhshme e sollën Andin këtu ku është sot.
Kësaj radhe ai është pjesë e një shfaqjeje që u dha në Teatrin Kombëtar bashkë me balerinë të tjerë nga Prishtina. Edhe pas shumë eksperiencave me vallëzim, në intervistën për PFF Andi thotë se ende ka emocione sikur të ishte shfaqja e tij e parë.
Synim për të ardhmen ai ka arritjen e medaljes së artë për herë të tretë. Gjetja e një talenti të tillë të veçantë në moshë kaq të vogël është mrekulli. Një aktivitet i filluar rastësisht, rezultoi në zhvillimin e një kampioni botëror në një fushë artistike si vallëzimi modern.
Andi Ismaili, 13 vjeçi nga Gostivari, dy herë kampion bote në vallëzim Që kur u njoftua si i vogël me vallëzim nga një i afërm, Andi Ismaili nuk ndaloi së ushtruari këtë lloj arti. Vetëm 13 vjeçar, ai mburret me sukseset e tij në garat e shumta, të cilat thotë se i ka shumë qejf. E titullin kampion i botës nuk e ka arritur vetëm një herë, por dy.
Posted by PFF on Tuesday, January 4, 2022
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.