Po. Misionet Diplomatike/ Konsullore ofrojnë ndihmë për shtetas të Kosovës, të cilët kanë vdekur në shtetin tjetër pranues dhe ndihmojnë në rikthimin e kufomës.
Jo. Aplikimi për dokumente personale nuk mund të bëhet përmes postës për arsye të fotografisë dhe nënshkrimit elektronik.
Po. Regjistrimi i faktit të lindjes, martesës apo dhe vdekjes mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore. Të gjitha dokumentet që duhet bashkëngjitur janë të postuara në web faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. www.mfa-ks.net.
Po. Aplikimi për dokumente personale (ID dhe Pasaportë) mund të bëhet në Misionet Diplomatike/ Konsullore që nga muaji Maj i vitit 2011.
Po. Aplikimi për humbjen apo fitimin e shtetësisë së Kosovës mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore. Të gjitha dokumentet që duhet bashkëngjitur janë të postuara në web faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. www.mfa-ks.net.
Po. Verifikimi i patentë shoferëve mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore në Departamentin Konsullor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Po. Aplikimi për humbjen apo fitimin e shtetësisë së Kosovës mund të bëhet përmes Misioneve Diplomatike/ Konsullore për të mitur në emër të prindërve. Të gjitha dokumentet që duhet bashkëngjitur janë të postuara në web faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës. www.mfa-ks.net.
Po. Misionet Diplomatike/ Konsullore të Republikës së Kosovës lëshojnë dokument Udhëtimi për kthim (fletudhëtimin) në rast të humbjes së pasaportës, vjedhjes apo në ndonjë rast tjetër urgjent – gjithnjë pas konsultimit me Departamentin Konsullor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Po. Për shtetas të Kosovës të arrestuar apo të ndaluar, mund të parashtrohet kërkesë në Departamentin Konsullor në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për informata të tjera më të hollësishme lidhur me ndalimin apo arrestimin e tyre. Kjo kërkesë pas verifikimit të të dhënave përmes Ministrisë së Brendshme fillimisht, parashtrohet nga Misionet Diplomatike/Konsullore në organet përgjegjëse të shtetit përkatës.
Dokumentet publike që certifikohen (vulosen) me apostile në Departamentin për Çështje Konsullore, Ministria e Punëve të Jashtme janë:
1. Certifikatë nën hetime lëshuar nga gjykatat themelore
2. Vërtetime të lëshuara nga institucionet qendrore dhe lokale
3. Vërtetime që nuk kanë obligime tatimore, të lëshuara nga ATK
4. Vërtetime për të kaluarën kriminale, të lëshuara nga stacionet policore
5. Aktvendime
6. Konfirmim-vërtetime
7. Certifikatë shëndetësore
8. Diploma
9. Dëftesa
10. Vërtetime të lëshuar nga shkollat
11. Deklarata të dhëna para noterëve
12. Autorizime
13. Kontrata
14. Përkthime
15. Vërtetim për të kaluarën kriminale
16. Pëlqime
17. Certifikata / Diploma të shkollave profesionale
18. Vendime të lirimit nga shtetësia e RKS-së
19. Certifikata të regjistrimit të biznesit,
20. Informatat e biznesit, certifikata e TVSH-së
21. Dokumente të vulosura në Odën Ekonomike të Kosovës
Orari i punës për pranimin e dokumenteve për Vulë Apostile dhe Legalizuese:
E Hënë – E Premte 08:30 – 11:00 / 13:30 – 15:00
Orari i punës për tërheqjen e dokumenteve:
E Hënë – E Premte 11:00 – 12:00 (për Vulë Legalizuese)
E Hënë – E Premte 15:00 – 16:00 (për Vulë Apostile)
Vërejtje të rëndësishme:
Shërbimet jane ME PAGESË.
Për më shumë informata:
Tel.: 038 20077095
E-mail: [email protected]