Reklama

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) shpall Thirrjen e Tretë për financimin e projekteve në arsimin profesional

 

Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) shpalli Thirrjen e Tretë për Shprehje Interesi dhe fton për të aplikuar konsorciumet e interesuara të instituteve të formimit profesional dhe sipërmarrjeve nga të gjitha vendet dhe sektorët ekonomikë të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6), të përkushtuara për përgatitjen dhe zbatimin e përbashkët të programeve të trajnimit bashkëpunues. Afati për dorëzimin e aplikimeve mbyllet në 7 Korrik 2023, ora 23:59.

Shprehjet e interesit mund të dorëzohen nga konsorciume të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) të formuara nga institutet e formimit dhe trajnimit profesional dhe të paktën dy sipërmarrje që angazhohen së bashku në ofrimin e trajnimeve bashkëpunuese.