“Engjëjt” e Victoria’s Secret sfiluan me performancën “live” të yjeve shqiptare
Shtëpia e famshme e modës, Victoria’s Secret, këtë shtunë ka prezantuar linjat e veshjeve edhe veshmbathjeve të saj më të fundit.
Në mesin e super-modeleve të kësaj shtëpie të modës, të ftuar kanë qenë edhe këngëtaret me famë botërore e origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Bebe Rexha.
Të dyja kanë bërë një performancë “live” të jashtëzakonshme me këngët e tyre të famshme, transmeton Koha.net. Ora ka kënduar këngën “Let You Love Me”, e cila është pjesë e albumit të saj më të ri “Phoenix”, ndërsa Rexha ka performuar këngën “I’m A Mess”.
Ora dhe Rexha në kanalin YouTube kanë publikuar performancat e tyre gjatë kësaj mbrëmje, të cilat kanë mahnitur publikun. Po ashtu, teksa ato performonin, ‘engjëjt’ e kësaj shtëpie të modës sfiluan për mrekulli dhe u kënaqeshin me tingujt e këngëve të yjeve shqiptare.