Showbiz

Eliza Dushku merr dëmshpërblim prej 9.5 milionë dollarëve për ngacmim seksual

 

Eliza Dushku, aktorja amerikane me prejardhje shqiptare, ka marrë dëmshpërblim prej 9.5 milionë dollarë nga CBS, pasi kur luajti në shfaqjen, “Buffy the Vampire Slayer” dhe “Bring It On”, e më pas nënshkroi me CBS, të luajë një rol në serialin “Bull”, ajo u ngacmua seksualisht nga një aktor.

Në fakt, ajo ka hequr dorë prej padisë për ngacmim seksual nga Michael Weatherly, i cili luan rolin kryesor në projektin e lartcekur filmik. Shuma është paguar pas marrëveshjes dhe se ajo është e barabartë me shumën që do të merrte një anëtare e serialit në katër sezone, transmeton Koha.net.