Showbiz

Rita Ora për The Telegraph: Kosova gjithnjë do të jetë një pjesë e imja

 

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka rrëfyer arsyen se përse ka vendosur që të bëjë bamirësi në Kosovë, falë iniciativës së ndërmarrë bashkë me markën “Escada” për t’i ofruar konkretisht 15 euro organizatës “Femrat për femrat ndërkombëtare” nga çdo shitje e çante të prodhuar.

Në një intervistë për “The Telegraph”, Rita ka treguar kalvarin e vuajtjeve të përjetuara familjarisht përgjatë luftës së Kosovës. Ajo ka bërë me dije se ishte vetëm 1 vjeç kur është larguar nga vendi i lindjes. E megjithatë, e cilëson faktin e të qenurit kosovare gjithçka që ajo përfaqëson si femër. Dhe mundësinë për të bërë diçka për vendin e saj, Rita e konsideron si katalizator lumturie.