Showbiz

Filmi i “humbur” i James Franco së shpejti në kinema

 

Pasi që është shitur që në vitin 2015, filmi “Zeroville” i James Franco prej atëherë po mbledh pluhur në raftin ku pret të distribuohet. Tani, katër vjet më vonë, filmi më në fund mbërrin në kinema, falë myCinema.

Të drejtat për filmin e Francos i bleu kompania për shpërndarjen online myCinema dhe planifikon ta bëjë distribuimin e filmit në kinematë e caktuara këtë vjeshtë. Filmi kaloi kaq shumë vite në raft, sepse distributori origjinal ishte Alchemy, i cili falimentoi disa muaj pasi i mori të drejtat e filmit.