Showbiz

Rita Ora në heshtje nis misionin nëpër Kosovë

 

Rita Ora në heshtje ka nisur misionin e saj në Kosovë. Këngëtarja me nam botëror, që të hënën mbrëma ka arritur në Kosovë, gjatë ditës së martë ka vizituar disa vende në kuadër të misionit të saj me UNICEF-in. As Ora, por as UNICEF-i nuk kanë bërë publike asgjë nga vizita e saj. Ajo nëpërmjet një fotografie në “Instagram” ka treguar se këto ditë do të punojë me Degën e UNICEF-it në Britaninë e Madhe, shkruan sot Koha Ditore.

“Jam e lumtur të punoj edhe më ngushtë me UNICEF-in në ditët në vazhdim, duke parë më shumë nga puna vitale që bëjnë ata dhe ndikimin që ka te fëmijët”, ka shkruar Ora pa treguar se ku ndodhet. Vizita nëpër Kosovë është bërë publike vetëm nga dy fotografi që i ka postuar në “Instagram” nëna e saj Vera Ora.