Showbiz

10 vjet nga vdekja e Michael Jacksonit

 

10 vjet pas vdekjes se tij, adhuruesit e Michael Jackson thonë se ai vazhdon të mbetet “Michael-i i madh”, pavarësisht akuzave për abuzime më të mitur që e kanë errësuar figurën e mbretit të popit.

Në shëtitoren e famës në Hollywood, ylli i këngëtarit legjendar vazhdon të shndërrij fort, turistët admirojnë kërcimtarët e rrugës që nderojnë figurën e tij, ndërsa dyqanet e suvenireve shijojnë përfitime të mëdha, me gjithë zhgënjimin e që ngjalli dokumentari “Leaving Neverland”, që dilte me pretendimin se Michael kishte abuzuar me fëmijë të mitur.