Emily Ratajkowski, modelja e cila konsiderohet nga shumë adhurues si femra më tërheqëse në botë, e ka postuar një fotografi të sqetullave të saj të parruara, duke e nxitur kështu një valë komentesh dhe reagimesh në mediat sociale.
Bëhet fjalë për foton të cilën ajo e bëri për revistën Harper's Bazaar, ku ka folur për feminizmin dhe të drejtën e femrave për të zgjedhur se si duken dhe sillen ashtu siç dëshirojnë, shkruan KOHA Ditore.
"Jepuni femrave mundësinë që të jenë ato që dëshirojnë. E kam shkruar një ese për Harpers Bazzar’s për rëndësinë e të drejtës së femrës për të zgjedhur, nga veshjet e deri tek fakti nëse dëshiron të rruhet apo jo, pa marrë parasysh ndikimet që e kanë formësuar mënyrën se si e përfaqëson ajo veten. Bëni çfarë të dëshironi, mjaft me paragjykime", shkroi Ratajkowski.
Postimin e saj brenda pak kohe e pëlqyen pothuajse dy milionë njerëz, ndërsa reagimet ishin të ndara - disa i mbështetën komentet e saj, por kishte edhe nga ata që e pyetën nëse ajo ishte serioze.
"Kjo nuk ka kurrfarë lidhje me të drejtat e femrave, është e pështirë dhe johigjenike", ishte ky vetëm një nga një numër komentesh që e kritikojnë këtë hap të britanikes 28-vjeçare.
T’ju rikujtojmë, Ratajkowski shpesh në postimet e saj flet për feminizmin.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.