Showbiz

Shpërthejnë fishekzjarret në skenë, vdes këngëtarja e popit

Shpërthejnë fishekzjarret në skenë, vdes këngëtarja e popit

Fat tragjik për këngëtaren dhe kërcimtaren e njohur spanjolle, 30-vjeçaren Joana Sainz, e cila humbi jetën nga shpërthimi i një fishekzjarri në skenën ku ajo ishte duke kënduar.

Shfaqja në Las Berlanas në Avila u kthye në një skenë të tmerrshme ku këngëtarja dhe kërcimtarja e talentuar e muzikës pop u godit nga mjeti piroteknik para fansave të saj. Fishekzjarri shpërtheu duke i lënë dëmtime të mëdha në bark, ndërsa këngëtarja nuk mundi të mbijetonte.