Sharon Osbourne debuton “fytyrën” e re

Sharon Osbourne debuton “fytyrën” e re

11 September 2019 09:52

Sharon Osbourne e ka një pamje të re pasi i është nënshtruar një faceliftit masiv pesë javë më parë.

Ylli i reality TV e tregoi intervenimin e saj të fundit në premierën e Sezonit 10 të emisionit të saj amerikan “The Talk on Monday”, me ç’rast nuk e fshehu që i është nënshtruar operimit, shkruan KOHA Ditore.

"Sot pesë javë e bëra operacionin tim," shpjegoi ajo në fillim të emisionit. “E operova qafën, faqet e nofullën. E tërhoqën disi nga maja e kokës sime... por gjithçka ishte ngritur lart. Pra, duket më e freskët.

"Kam paksa dhimbje, veçanërisht këtu (mjekër), por nuk mund të ankoheni kur dëshironi ta bëni."

Operimi plastik i Sharon ishte një hit i madh në mesin e bashkë-prezantuesve të saj, ku prezantuesja e re Marie Osmond theksoi: "Për vetëm pesë javë mendoj se ajo duket për mrekulli."

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme