Showbiz

Frances Bean Cobain lanson linjën e veshjeve në kujtim të babait

Frances Bean Cobain lanson linjën e veshjeve në kujtim të babait

Frances Bean Cobain e ka nderuar babanë e saj të ndjerë Kurt Cobain me një koleksion të ri veshjesh, ku përfshihen veprat e tij personale të artit.

Vajza 27-vjeçare e Courtney Love dhe rockerit të Nirvanës e lansoi të hënën linjën e limituar “Kurt Was Here”, me veshje unisex të frymëzuara nga arti i tij dhe regjistrimet nga ditari i tij personal, shkruan KOHA Ditore.