Showbiz

The Guardian: Telenovelat turke po pushtojnë botën

The Guardian: Telenovelat turke po pushtojnë botën

Telenovela të tilla si “Sulejmani i Madhërishëm” kanë arritur të konkurojnë famën e serialeve televizivë amerikanë, duke u shpërndarë në Lindjen e Mesme, Azi dhe Amerikën Latine.

Arsyet e këtij suksesi i analizon për gazetën “The Guardian” gazetarja Fatima Bhuto në artikullin “Si televizioni turk po pushton botën”. Më poshtë po sjellim shkrimin e “The Guardian”:Falë shpërndarjes ndërkombëtare dhe shikueshmërisë në mbarë botën, Turqia renditet vendi i dytë në botë pas SHBA-ve për shpërndarjen e filmave seriale televizivë — me shikueshmëri të lartë në Rusi, Kinë, Kore dhe Amerikën Latine.