Sam Smith u kërkon fansave të mos i referohen si mashkull, por as si femër

Sam Smith u kërkon fansave të mos i referohen si mashkull, por as si femër

16 September 2019 18:14

Sam Smith u kërkoi të gjithë fansave që t’i përdorin përemrat "ata/atyre" kur bëhet fjalë për të, dhe jo "ai/atë" siç ka qenë deri më tani. Kjo vjen pasi që muzikanti më parë deklaroi se ai është person genderqueer, d.m.th. person me identitet "të gërshetuar" gjinor.

"Pas jetës në luftë me identitetin tim gjinor, vendosa ta pranoj veten ashtu siç jam, brenda dhe jashtë", ka shkruar ky yll i popit në Instagram.

Këngëtari shtoi se ishte shumë nervoz për këtë njoftim sepse brengoset për atë që e mendojnë njerëzit për të.

Gjashtë muaj më parë, Sam Smith tha që nuk ndjehet as mashkull, as femër, por "se është diku në mes".

Të premten, 27-vjeçari gjithashtu deklaroi se ishte i rrethuar nga njerëz që e mbështetën atë në këtë vendim, shkruan BBC News.

T’ju rikujtojmë, Sam Smith në maj të vitit 2014 deklaroi se ishte gay, ndërsa prej më parë njihet si një feminist i madh, shkruan KOHA Ditore. Në mars të këtij viti, ai doli në publik me qëndrimin se është genderqueer, apo person që nuk ndihet plotësisht as si mashkull dhe as si femër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme