Showbiz

Rihanna shtatzënë? Flet për amësinë dhe nxit thashetheme

Rihanna shtatzënë? Flet për amësinë dhe nxit thashetheme

Këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna (31), është shfaqur në një ceremoni në Diamond Ball në New York, e cila u organizua për nder të gjyshit dhe gjyshes së saj. Pasi shëtiti në tapetin e kuq me një fustan të gjatë të zi, Rihanna i befasoi fansat e shumtë me një fjali që ua drejtoi gazetarëve.

“Unë jam afrikano-amerikane. Më ka lindur një afrikano-amerikane, të cilën e ka lindur një afrikano-amerikane, të cilën gjithashtu e ka lindur një afrikano-amerikane dhe edhe unë do ta lind një afrikano-amerikane. Nëna ime është një shembull i pabesueshëm se si njeriu duhet t’i luftojë pengesat në jetë. Jam e sigurt se edhe nëna e saj e mësoi atë kështu, dhe kështu do të jem edhe unë. Ne jemi të përsosura dhe të veçanta dhe bota do të duhet të pajtohet me këtë”, - tha njëra nga këngëtaret më të paguara në botë, shkruan KOHA Ditore.