Whitney Houston “përsëri në skenë”

Whitney Houston “përsëri në skenë”

17 September 2019 12:24

Turneu hologramik i këngëtares së popullarizuar Whitney Houston, e cila ndërroi jetë në moshën 48-vjeçare, fillon vitin e ardhshëm në Britani të Madhe, raporton Metro news.

Trashëgimia e kësaj dive të pamposhtur do të ringjallet nga 'Base Entertaintment', të cilët kohët e fundit punuan edhe në produksionin e Amy Winehouse dhe Roy Orbison. Seth Faber, eksperti i marketingut, tha që janë bërë shumë përpjekje në këtë spektakël dhe se do të përpiqet që çdo gjë të jetë sa më autentike.

Në hologramin e vitit 2020, ndër të tjerash fansat do të mund ta dëgjojnë “I Wanna Dance With Sombeody” dhe “Greatest Love Of All”. Ky program do të mbështetet nga bendi origjinal dhe vokalet që kënduan së bashku me Whitney gjatë gjithë kohës, shkruan KOHA Ditore. Për këtë ngjarje u prononcua edhe motra e saj, e cila thotë se kjo ishte në fakt një ide e shkëlqyeshme, sepse njerëzit kanë harruar se sa e shkëlqyeshme është ajo dhe çfarë i ka dhënë botës së këndimit.

Themeluesi i Primary Wave thotë se Whitney ishte dashnorja e Amerikës, duke shtuar: "Ideja është që t’ua kujtojmë njerëzve tani për trashëgiminë e saj që ajo e la pas vetes." T’ju rikujtojmë, Whitney e humbi jetën në moshën 48 vjeç pasi u mbyt në vaskë në një dhomë hoteli në Los Angeles.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme