Rod Stewart tregon se ka luftuar me kancerin e prostatës

Rod Stewart tregon se ka luftuar me kancerin e prostatës

19 September 2019 13:28

Këngëtari britanik Rod Stewart, 74 vjeç, e pranoi se e ka mposhtur kancerin e prostatës pasi luftoi me sëmundjen për tre vjet, sipas “Daily Mail”.

Ai u diagnostikua me kancer në vitin 2016, por sëmundja u detektua në fazat e hershme gjatë një kontrolli rutinor. Në një ngjarje bamirësie fundjavën e kaluar, ai vendosi të tregonte për të gjitha, shkruan KOHA Ditore. Ai e pranoi se kishte luftuar me kancerin.

“Këtë askush nuk e di, por vendosa që kjo ishte koha kur duhet t'u tregoja të gjithëve. Tani jam i pastër, sepse ma diagnostikuan me kohë, por duhet të bëj edhe shumë kontrolle”, - tha Stewart në ngjarjen në të cilën mblidheshin fonde për të sëmurët nga prostata në Wentworth Club në Surrey.

Rod i paralajmëroi fansat e tij që të kujdesen për shëndetin e tyre dhe se pavarësisht të gjithave të buzëqeshin.

“Duhet të shkoni rregullisht tek mjeku, njerëz, merreni këtë seriozisht”, - tha Rod, i cili, siç thotë edhe vetë, nuk e largoi buzëqeshjen nga fytyra dhe vazhdimisht punoi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme